Ish-shefi i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë Robert Bosch thekson se në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, serbët vijnë të parët. Ndërsa Shqipëria do të duhet të presë.
Duke analizuar situatën politike dhe ekonomike në rajonin e Ballkanit, në një analizë për median gjermane nrc.al, Robert Bosch thekson se ballkanasit nuk janë më ata të dikurshmit.Por, pavarësisht kësaj, vendet si Shqipëria do t’u duhet shumë punë që të bëhen pjesë e Unionit, edhe pse Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave
Shkrimi i plotë:
Demokracia funksionon në bazë të gjithëpërfshirjes. Për një kohë të shkurtër është e lehtë, të bëhesh shurdh dhe të mos dëgjosh zërat e arsyeshëm, por në fund të fundit kjo nuk të bën aspak më të fortë.
Ballkani duket shumë larg: Ne nuk i njohim njerëzit që jetojnë atje. Dhe lajmet që vijnë prej andej nuk janë aspak pozitive.
Por ballkanasit për të cilët ne mendojmë se i njohim, nuk kanë asnjë lidhje me ata të sotmit.
Procesi i anëtarësimit për në Bashkimin Evropian ka ndryshuar Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë që nga aplikimi i tyre në vitin 2009.
Dhe ky proces nuk do të ndalet.
Gjithashtu edhe në vende të tjera si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova pavarësisht se nuk kanë marrë ende statusin kandidatit, ligjet dhe standardet me pjesën tjetër të Evropës janë përmirësuar deri diku.
Shqipëria ka bërë përpjekje për modernizimin e sistemit të drejtësisë dhe për krijimin e një gjyqësori të pavarur, për të rritur pavarësinë e gjyqtarëve dhe Prokurorisë.
Në prill, Komisioni Evropian vuri në dukje se Shqipëria ka bërë progres dhe modeli i saj të shihet si një shembull për vendet e tjera të rajonit.
Pra, për këto vende anëtarësimi në BE tashmë ka filluar. Është logjike që pas negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi, mund të fillojnë ato me Shqipërinë.
Progresi i këtij procesi lidhet me modernizimin e shërbimit civil, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën ndaj korrupsionit, modernizimin e sistemit ligjor dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Në shumë raste, ligjet dhe rregulloret e kërkuara nga Bashkimi Evropian kundrejt vendeve të Ballkanit në letër duken si ato të Gjermanisë, Irlandës apo shteteve të tjera të Unionit. Por, Ballkani kërkon modernizimin e qeverive për të prodhuar rritje ekonomike.
Për shembull, Shqipëria importon mallra, shërbime (dhe naftë dhe energji elektrike) me vlerë 4.8 miliardë euro, sa dyfishi i eksportit të saj.
Sektori i kulturës dhe ekonomisë duhet të integrohen në këtë proces. Sidomos tani që legjislacioni, proceset ligjore dhe standardet janë të harmonizuara me ato të BE-së.
Kështu që qeveria duhet t’i marrë parasysh këto kërkesa. Vendet e Ballkanit kanë akoma një rrugë të gjatë për të bërë. Dhe ky proces është në zhvillim e sipër. Është e lehtë të prishësh strukturat e vjetra. Por është shumë e vështirë për të triumfuar në sistemin demokratik dhe atë të ekonomisë së tregut. /Tirana Today/