“Anullim loje”/ Deputetja e PDIU-së njofton se nuk ka kaluar tek PS

Diel, 17 June 2018 20:18

Ditën e sotme bëri bujë në media lajmi se dy deputetet e PDIU-së kanë kaluar zyrtarisht tek Partia Socialiste.

Bëhet fjalë për Reme Lalën, deputeten e PDIU-së në Dibër si dhe Elena Xhinën, deputeten e Elbasanit.

Ishte Reme Lala, e cila duke folur në çeljen e punimeve për rrugën e Arbrit tha se bashkë me Xhinën kanë kaluar tek PS.

Por, përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook, ajo e mohon këtë lëvizje, duke theksuar se është aty ku ka qenë.

Postimi i Xhinës:

Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!

/55News.al/

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 20:29
Login to post comments