Artistët dhe qytetarët sërish në protestë (VIDEO)

Diel, 17 June 2018 19:51

Edhe ditën e sotme, artistë kanë dalë në protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Përveç artistëve, pjesë e kësaj proteste janë edhe shumë qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Partia Demokratike e ka mbështetur protestën, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë videot live nga protesta.

 ‘Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan Basha në Facebook.

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 19:54

Video

Login to post comments