Kryetari i grupit parlamentar dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar disa pamje të radhës së shumë të gjatë të makinave në rrugën e Maminasit.
Përmes një postimi në “facebook” Vasili shkruan se kjo qeveri nuk di të organizojë dot asgjë dhe në vend që t’ia lehtësojë jetën qytetarëve ia vështirëson akoma më shumë.
Për më tepër deputeti i LSI-së na fton të shohim pamjet e paraqitura më poshtë.
Postimi i plotë:
Ky eshte shtet i mbaruar,i marre fund.
Autostrada Tirane- Durres po riparohet dhe mijra e mijra automjete duhet te devijojne ne nje rruge dytesore te ngushte ne Maminas.
Kjo qeveri e mbaruar te pakten kalimin e automjeteve te renda mund ta evitonte ne oret e pikut.
Po kush ta bejne te vdekurit?
Si nuk organizojne dot nje gje per te qene qe tua lehtesojne jeten njerezve.
Ja shihni ç'behet në ora 17.00 ne segmentin Vore-Maminas.