Një situatë skandaloze po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku Garda e Republikës ka dalë kundër deputetëve për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetarja e Komisionit të Medias në Kuvend, Albana Vokshi ka kërkuar nga Garda e Republikës që të nxjerrë jashtë Veliajn, pasi është i paftuar në Komision.
Por Garda nuk ka bërë asnjë veprim, duke shkelur rregulloren e Kuvendit.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i deputetëve të PD-së të cilët kanë kërkuar largimin e Veliajt, por Garda ka dalë sërish në krah të Veliajt dhe kundër deputetëve të PD-së.