Është tensionuar situata në mbledhjen e komisionit të medias në kryesinë e kuvendit, pas refuzimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliaj, i cili nuk ka pranuar që të dalë nga mbledhja edhe pse ka qenë i paftuar.
Pas sherrit me Albana Vokshin e Veliajn, në komision është shfaqur deputeti i PD-së Flamur Noka i ili ka hedhur ofendime ndaj Veliajt. Të sharat nga larg kanë vijuar për disa momente, derisa Noka është çuar dhe i është turrur Veliajt në tentativë për ta nxjerrë jashtë komisionit.
Ndërhyrja e gardës ka shmangur një përplasje fizike të mundshme, teksa Veliaj është zhvendosur nga karrigia e është ulur në tokë