Gjatë turit të llogaridhënies në Lurë, kryeministri Edi Rama, ka censuruar momentin kur replikon me një djalë që i kërkon punë.
Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka publikuar videon e plotë në profilin e tij në Facebook.
“Ja si e kryqezon per mashtrimet e tij i riu ne Lure qe e censuroi ERTV!
Ndiqni videon e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha.
Një pjesë e bisedës:
Kam shkruar tek portali ‘Shqipëria që duam’, nuk kam marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit
I riu: Nuk di çfarë të bëj
Rama nxehet: Do dëgjosh se çfarë them unë...shkruaj në portal
I riu: kam shkruar, skam marrë përgjigje
Rama: Përgjigje ke marrë, po s’të ka pëlqyer përgjigja si duket..
I riu: Jo nuk kam marrë përgjigje..
Rama: Ke marrë ti ke marrë... do e verifikojmë..
Për më tepër ndiqni videon e plotë!