×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë di Rama për Kumbaron dhe gruan e Veliajt që i shantazhon

Tuesday, 19 June 2018 18:45

Grabitjen e  teritorit të Teatrit Kombëtar kryeministri Edi Rama po e bën jo vetë, por duke përdorur si mashë duart e Erjon Veliajt dhe ministres Mirela Kumbaro. Ministrja e Kulturës, formalisht ka dorëzuar në qeveri projekt-ligjin e “jashtëzakonshëm” për kalimin e pronësisë publike të teatrit, në qendrën muzeale të Tiranës, në favor të një subjekti privat.

Ndërsa publikisht, këtë lëvizje po e mbron me gjithë zell kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Gjatë ditëve të fundit, Kumbaro ka dalë në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në dy dëgjesa publike, me artistët dhe arkitektët, lidhur me çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në këto dy dëgjesa, ministrja Kumbaro nuk ka folur asnjë fjalë, duke i lënë të gjithë hapësirën publike kryebashkiakut.

Kjo është një kosto e lartë e të dy personazheve publike, pasi në favor të shembjes së tetarit janë shpreur vetëm disa artistë, këta me dyshime të mëdha për interesa me partinë socialiste, si dhe disa ndërtues të lidhur ngushtësisht me tenderat e bashkisë.

Por çfarë i detyron Veliajn dhe Kumbaron që të pranojnë të marrin kosto kaq të lartë publike duke rrezikuar edhe dënime penale për favorizim dhe shpërdorim detyre.

E vetmja gjë që di opinioni publik, me siguri, është se Rama të dy personazhet i ka nën tutelë. Kujtojmë këtu deklaratat ofenduese që Rama iu drejtonte si Kumbaros ashtu edhe Veliajt në darkën e famshme të ditëlindjes së artistit Tedi Papavrami. Në debat e sipër Rama ka shpërthyer si me Kumbaron ashtu edhe me bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj. Deklartatat e asaj darke të bëra publike në Parlamentin e Shqipërisë nuk i mohoi as personazhi mbi të cilin u ngrit debati. “Kam përshtypjen se ajo darkë është deklasifikuar. Sot nuk ka nevojë për ta rikthyer edhe një herë” ka thënë Adi Krasta pasi në media u bënë publike fyerjet ndaj Kumbaros e Xoxës.

Asnjëri nga të ofenduarit nuk pati kurajon që t’i kthehej kryeministrit Rama. Ndërsa ministrja e Kulturës e kaloi me disa lot  live në parlament, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij mohuan këtë debat.

Kjo shpjegon gjysmën e pyetjes “Pse Veliaj e Kumbaro bëhen mashë për grabitjen e Ramës”.

Ndërsa gjysma tjetër mund të shpjegohet me interesta ekonomikë që do të rrjedhin pas grabitjes së truallit të Teatrit Kombëtar. Aty do të ndërtohen disa kulla shumëkatëshe dhe sigurisht që tepsia do ndahet mes Ramës dhe firmës private.

Rama nuk do të lejë pa kockë edhe dy personazhet e zjarrtë të prishjes së Teatrit./ 55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...