Berisha: Ja arsyet pse Holanda e Franca nuk i hapin bisedimet Shqipërisë

Premte, 22 June 2018 16:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar dhe shpjeguar disa prej arsyeve se pse Holanda është kundër hapjes së bisedimeve të Shqipëri-BE.

Në një intervistë për TV Klan, Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se në Holandë është bërë problem i madh krimi shqiptar.

“Qëndrimet po bëhen të qarta. Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave ndërkohë që ka miratuar pranimin pa kushte të hapjes së negociatave me Maqedoninë.

Holanda nuk ndalet fare sepse e konsideron të papërgatitur Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Nëse Gjermania kalon nga 5 në 10 detyra, reforma zgjedhore, vettingu, ndjekja penale e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë me shkelje gjatë vettingu.

Zhdukja e drogës, ngritja e SPAK-ut, funksionin e Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese. Kërkohet lufta ndaj korrupsionit, ndëshkimin e funksionarëve të lartë, etj. Nga pesë kushte që kishte Shqipëria nga Këshilli i Ministrave të BE në 2016, sot i janë vendos 10.

Parlamenti holandez me terma ushtarakë të pazakonte në komunikim urdhëron qeverinë e tij të bllokojë hapjen e negociatave. Holanda thotë se duke studiuar raportin e Komisionit Europian, janë të pamjaftueshme për Holandën, që nuk e bën për probleme të brendshme të vetat, por për parimin e standardeve që Shqipëria duhet të plotësohen.

Shqipëria është vendi parë që hapi vizat, pasi krimi shqip nuk ishte problem, por tani është bërë problem i madh.

Franca ishte e prerë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për Shqipërinë, krimi është problemi numër 1. Lidhjet e ministrave të qeverisë me njerëz të krimit. Për Francën problem janë azilkërkuesit shqiptarë që janë dy herë më shumë.

Po përpiqen të shpëtojnë Maqedoninë dhe e kanë veçuar Shqipërinë si të pashpresë’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 16:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...