Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama, i cili shan me ‘libër shpie’ një qytetarë shqiptar, është një nga shembujt më të mirë për të treguar se nga kush po qeverisemi.
Autori i videos është identifikuar dhe prezantuar që në fillim të bisedës me kryeministrin Rama dhe emri i tij është Fabian Pinderi. Siç dëgjohet në këtë video-inçizim, qytetari thjeshtë i ka kërkuar llogari kryeministrit për keqqeverisjen, por gjuha e përdorur nga Rama është e denjë vetëm për një rrugaç dhe jo për një ‘Burrë Shteti’.