Në tërë historikun e vjedhjeve të Ramës si kryetar bashkie, por edhe ato të këtij Erion Kuçovës, vazhdimisht na shfaqet një projekt apo projektues që është më i mirë në botë, në Evropë, dhe që vetëm këta kanë mundur ta përfitojnë. Kurse qytetarët duhet të gëzohen që Rama-Veliaj, u ka gjetur këto talente që e mbushin me beton dhe me krim urbanistiko-ndërtimor Tiranën dhe Shqipërinë. Që nga huri i betonit në Korçë, deri tek këto pelivanlliqet e teatrit, vazhdimisht lëviz një skemë që fillon me fjalët ‘arkitekt me famë botërore’.
Këta individë janë të gjithë të korridoreve përgjithësisht ‘free’ të veseve, dalin në mbrojtje të vendimit që kanë marrë ekzekutuesit e punëve si Rama dhe Veliaj. Studiot ndërkombëtare dhe arkitektët e huaj, përveç që paguhen në një mënyrë djallëzore, të paauditueshme dhe pasi bëjnë dhe qejfet e tyre, i lënë proçkat e talentit si peshqesh për shqiptarët.
Por në intervistën e sotme, ky danezi i peshkuar në të njëjtin lumë, në tonet jeshil-verdhë, fliste për teatrin dhe historinë e teatrit, sikur të qe biograf jo arkitekt. Na tregonte sesi e kishin dëmtuar italianët dhe si do ta bënte ky. Por intervista e tij kishte një të mirë, sepse ‘daneskat’ fliste si për një punë të mbaruar, pra një vendim të pakthyeshëm dhe që do të thoshte se ju artistët jeni duke xhiruar bosh.
Gjithçka është e kotë. Rama kukaleshi dhe Erion Kuçova e kanë vendosur. ‘Daneska’ merr eurot dhe ikën, Ramë koleka dhe Erion Kuçova marrin çfarë duan, peshqeshi i zi , proçka e hajdutëve u mbetet shqiptarëve.
Taksat venë e vijnë, për Ramën dhe Velinë. /55news.al