×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Llogaridhënie  apo ... mosqeverisje..!

Diel, 24 June 2018 09:08

Nga Paulin Marku

Kemi 5 vite që Kryeministri bashkëbisedon dhe bashkëqeveris me qytetarët , njëherë pa tepsi dhe sot me tepsi...

Fillimi i tij  elektoral ishte marrëveshja  e 1 Prillit që për shqiptarët ngjalli shpresë për largimin e PD -së , pas 8 viteve në pushtet ,me mandatin e dytë me LSI-në  dhe Shqipërinë me Edi Ramën kryeministër , me punësime të panumërta, zhvillim të biznesit,siguri për jetën, pronën,luftë kundër korrupsionit e evazionit fiskal,të ardhme për të rejat dhe të rinjtë që u shkolluan dhe menduan të ndërtojnë  të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Çfarë bashkëqeverisje mendon ky kryeministër sot pas 5 vitesh me qytetarët e tij ??????
 Në zgjedhjet 2017 nuk u afroi asnjë program, ekonomik, infrastrukturor, arsimor, social -ekonomik ,rend dhe siguri, bujqësi dhe blegtori.
Pas  5 vitesh në qeveri vazhdon tu thotë njërzëve të varfër se do të rrisim pensionet, do heqim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë dhe do i punësojmë, do zhvillojmë turizmin, do rrisim rrogat për arsimin,mjekësinë, do vazhdojmë me mjekësinë falas, do nxisim investimet e huaja në Shqipëri,do të vazhdojmë me rritjen e punësimit, do të rrisim prodhimin vendas.
Çdo takim i tij  me qytetarët të kujton ato vite kur demokracia ishte  mollë e ndalume ,fjala e lirë nuk ekzistonte, servilizmi për arsye objektive ishte  në nivele maksimale, dhuna dhe presioni shtetëror në  punën e përditshme nuk mungonin  , duartrokritjet e lavdërimet për udhëheqësin  ishin primare.
Edhe para 27 viteve Shqipëria , si i vetmi vend komunist në Europë që tregonte para shqiptarëve se jemi  i vetmi vend  që jeton,punon , që garanton jetë, mirëqenie, ekonomi shumë të mirë , në krahasim me shtetet fqinjë dhe europianët.
Kur sheh kryeministrin në çdo qytet dhe fshat ,ministrat e tij  në çdo  institucion ,  në shkollë, OSHE apo  KESH, spitale rajonale ,hipoteka ,sigurime shoqërore,Aluizni  ,sherbime portuale erj ,duket sikur shqiptarëve  nuk u mungon asgjë dhe se  ato janë më të lumturit në Europë.
Kryeministrit thotë se  emigrimi është diçka pozitive,  që nxit zhvillimin dhe ekonominë e vendit , por harron që kur të rinjtë, të shkolluarit,specialistët  largohen nga Shqipëria , perspektiva është e largët.
Sa është kostoja financiare e turneve qeveritare në çdo Bashki apo fshat  në këtë bashkëqeverisje me  qytetarët?
A është më mirë që këto shpenzime qeveritare të kalojnnë në ndihmë të familjeve në nevojë ekonomike ose në shërbime publike.
Mediat pranë  kryeministrit është mirë që të pasqyrojnë  realitetin e situatës aktuale ekonomike të vendit dhe të mos i sevilosen kryeministrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...