Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe euros, në një makinë që transportohej për në Shqipëri.
Sipas burimeve, behet fjalë për 1.5 milion euro. Valuta po futej në territorin shqiptar. Eurot me prerje 100-she ishin fshehur në një makine tip “Toyota Yaris” pa targa.
Nuk dihet ende se në pronësinë e kujt janë këto para të sekuestruara në mjet.
Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzar tre ditë më parë Ballën.
Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu!Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.
Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.
Ndërkohë, mjeti ishte nisur nga Belgjika me kamion dhe nuk kishte destinacion përfundimtar. Dyshohet që të jenë para të papastra dhe të siguruara nga aktivitete kriminale. Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.