Mesazhi nga Gjermania: Xhafaj e Tahiri pengojnë integrimi europian të Shqipërisë

Diel, 24 June 2018 17:59

Me ftese te Junge Union (forumi rinor i CDU/CSU) dhe Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, delegacioni i FRPD kryesuar nga kryetari Belind Këlliç zhvilloi një vizite zyrtare ne Berlin.

 Gjate kësaj vizite Kellici pati takime me: Florian Feyerabend, Drejtor per Europen Juglindore prane Konrad Adenauer Stiftung, Hans-Joachim Falenski, Këshilltar per Marrëdhëniet me Jashte i CDU/CSU, me Paul Ziemiak, Kryetar i Junge Union dhe anetar i Komisionit te Marredhenieve me Jashte ne Bundestag dhe Mark Hauptmann, Kryetar i grupit parlamentar te deputeteve te JU ne Bundestag, etj. 

 Zhvillimet politike ne Shqiperi, sfidat me te cilat perballet rinia, duke nisur nga situata ekonomike, arsimi e deri tek emigrimi, organizimi i Akademise Politike te FRPD, si dhe ikja e trurit nga Shqiperia, ishin ne qender te bashkebisedimit.

 Këlliçi shprehu shqetësimin për krimin qe ka kapur shtetin, korrupsionin e perhapur ngado dhe pastrimin e parave te droges nepermjet PPP-ve. Promovimi i personave me rekorde kriminale ne poste kyce ne administrate, ne parlament, pushtet vendor dhe qendror, ka demotivuar te rinjte dhe ka ulur besimin tek politika ne Shqiperi. Beteja e bere nga PD qe solli miratimin e ligjit te dekriminalizimit, solli largimin nga parlamenti dhe pushteti vendor te shume personave me rekorde kriminale, por serish mjaft te tjere vazhdojne te mbajne poste te rendesishme.

 Rasti i ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj, vellai i te cilit eshte i denuar me 7 vjet burg per trafik droge ne Itali, si dhe lirimi i Saimir Tahirit,  i konsideruar si peshk i madh nga cdo nderkombetar, jane raste flagrante te cilat kane nje ndikim tejet negativ ne rrugetimin e Shqiperise drejt BE.

 Ceshtje te rendesishme te diskutuara ne takime kane qene dhe te rinjte te cilet shohin si shprese vetem emigrimin per shkak te papunesise, kriminalizimit te shtetit si dhe tarifat e paperballueshme te edukimit te larte ne Shqiperi.

 Drejtuesit e FRPD diskutuan gjeresisht per thellimin e bashkepunimit mes FRPD dhe Junge Union edhe me Philip Müller, sekretar i pergjithshem i Junge Union dhe me perfaqesues te tjere te Junge Union dhe politikane rajonale si Tim Christopher Zeelen Mda, Dr. Adrian Haak, Stefan Gruhner dhe Hannah Niemeyer.

 Drejtuesit e FRPD zhvilluan gjithashtu takime dhe ne qytetin e Dresdenit me Sekretarin e Pergjithshem te CDU per Shtetin e Saksonise, Aleksander Dierks Mdl dhe Kryetarin e Junge Union, Tom Unger. Se shpejti drejtues te larte te CDU dhe Junge Union do te vizitojne Shqiperine per te forcuar edhe me tej marredheniet tona te bashkepunimit.

Login to post comments