PD çon në Prokurori 3 prova të reja për...

Diel, 24 June 2018 18:57

Partia Demokratike depozitoi në Prokurori 3 prova të reja për paligjshmërinë e veprimeve të Edi Ramës, Lindita Nikollës dhe Ogerta Manastirliut për shkeljen e ligjit me mbledhjen e të dhënave personale, me qëllim përdorimin e tyre për qëllime elektorale.

3 provat janë përgjigjet zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që vlerëson të paligjshme urdhrat e nxjerrë nga Ministret Manastirliu dhe Nikolla.

Dokumentet e publikuar më herët nga PD provojnë se aktiviteti i paligjshëm e ka burimin nga Zyra e Kryeministrit, që ka urdhëruar mbledhjen antikushtetuese të të dhënave për prindërit e nxënësve dhe pacientët ose rreth 80% e elektoratit.

Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu u paditën nga Grupi Parlamentar i PD për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore”.

Megjithëse padia është dorëzuar që në 8 Maj 2018, deri tani nuk ka asnjë veprim të prokurorisë pët të hetuar aktin antiligjor të kryeministrit dhe dy anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar.shkresa.jpg

Modifikuar më Diel, 24 June 2018 19:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...