Ja kur firmoset marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë

Diel, 24 June 2018 20:10

Nuk përbën aspak sekret, madje qarqet diplomatike e vërtetojnë se Athina dhe Tirana kanë hyrë tashmë në rrugëtimin e fundit për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të zgjidhë të gjithë problemet e trashëguara nga e kaluara midis dy vendeve.

Pasi diplomacia greke zgjidhi çështjen e emrit të fqinjit verior, duket se kërkon me këmbëngulje të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe me fqinjin perëndimor, problemet e të cilit i konsideron më të zgjidhshme.

Por, nga konferenca e Rodosit dhe dy takimet e homologëve Kotzias dhe Bushati nuk u mësua diçka konkrete, ndërsa pasoi menjëherë cikli i tretë i bisedimeve të grupeve të specialistëve shqiptaro-grekë në Athinë për përcaktimin e kufirit detar, të cilat u tha se u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe pozitive.

Duke konsideruar delimitizimin e ujërave detare, çelësin kryesor të paketës së problemeve dypalëshe, duhet thënë se Tirana dhe Athina ende nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare, pasi shihen me vëmendje detajet më të vogla në mënyrë që zgjidhja të jetë jetike dhe të kënaqë interesat e dy vendeve.

Gjithsesi, nën presionin e opozitës konservatore, Athina zyrtare përgënjeshtron në mënyrë kategorike se çështja çame ndodhet në tryezen e bisedimeve.

Orët e fundit janë shtuar referimet e shtypit që theksojnë se, në 10-ditëshin e parë të korrikut do të nënshkruhet marrëveshja nga dy ministrat e Jashtëm, nën praninë edhe të kryeministrave Rama e Tsipras.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Kotzias ka ripërsëritur se në takimet që ka pasur me homologun Bushati në ishullin e Rodosit, Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, megjithëse disa vende anëtare janë kundër.

Login to post comments