Ky fakt iu bë i njohur Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi në Berlin, gjatë takimeve që pati me drejtues të lartë të CDU-së. Vizita e Kryetarit të FRPD-së në Berlin u krye pas asaj të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por zoti Këlliçi theksoi se Shqipëria nuk ofron siguri për një operacion të përmasave të tilla. “Kufinjtë shqiptarë janë të pasigurt, çka faktohet edhe nga trafiku i lartë i drogës, që nga marijuana tek drogat e forta. Kjo nuk do ta zgjidhte çështjen e emigrantëve, por do të ishte një portë për kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE.
Vetëofrimi i qeverisë shqiptare për të pranuar 600 mijë refugjatë ishte një çështje që u diskutua edhe në Akademinë Politike të Junge Union (Forumi Rinor CDU/CSU), ku temë kryesor ishte emigracioni.
Më herët Edi Rama ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kërkesë nga vendet e BE-së për kampin e refugjatëve, por nuk është shprehur, nëse vetë qeveria shqiptare është vetëofruar për t’u bërë pritëse e refugjatëve që aplikojnë për azil në BE, kërkesë që është pritur me habi dhe mosbesim në Berlin.