Kryeministri Edi Rama pas ditësh heshtje, më në fund ka folur ditën e sotme lidhur me mundësinë e ngritjes së një kampi në Shqipëri, për të pritur refugjatë nga Siria.
Edhe pse Rama mësohet se ka qenë ai që ka propozuar këtë ofertë për vendet e BE-së, ata e kanë refuzuar këtë vetëofrim.
Duke qenë një nga shqetësimet kryesore të BE, duket se ideja e Ramës për të tunduar vendet e BE nuk ka qenë e keqe.
Por, mësohet se ata nuk e ka pranuar këtë ofertë të kryeministrit Rama, pasi ajo ka pas prapavijë të qartë shpëtimi mbrapa.
Rama ka menduar që me këtë gjest, bëjë vendet e BE të harrojnë kanabisin dhe korrupsionin që qeveria e tij ka instaluar në Shqipëri.
Ideja e Ramës është kuptuar, ndërsa pasi 16 shtete të BE nuk u morën parasysh, ai reagojë duke thënë se lajmet ishin vetëm FakeNews.
"Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve, - shkruan Rama sot në Fb, - shpoi tullumbacen gjigande të lajmit të rremë për kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët.Mos t’ua harrojmë këtë turp," shprehet Rama. /55News.al/