PD, Veliajt: Jemi në krah të çdo artisti që refuzon pazaret e tua të pista

Hënë, 25 June 2018 12:43

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje insinuatat e kryebashkiakut Veliaj sikur PD urdhëron artistët në qëndrimet tyre.

PD thotë se inkurajon dhe është në krah të çdo artisti që refuzon të bëhet pjesë e pazareve të pista të Erion Velisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përgënjeshtrim:

PD hedh poshtë me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe të shpërndara në median e kontrolluar prej tij se PD urdhëron artistët për qëndrimet e tyre. Zonja që komunikon në bisedën e përgjuar nga kamera e Erion Velisë nuk ka asnjë funksion në Partinë Demokratike.

Fabrikimi i lajmeve për të identifikuar qëndrimin e artistëve si një akt partiak është përpjekje mjerane e Erion Velisë dhe Edi Ramës për të përçare artistët.

PD inkurajon dhe është në krah të çdo artisti që refuzon të bëhet pjesë e pazareve të pista të Erion Velisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave të korrupsionit në territorin e Teatrit Kombëtar!

Login to post comments