Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, akuzon kryeministrin Edi Rama se përdori Policinë e Shtetit për të fshehur të vërtetën për 3.4 mln eurot e kapura në portin e Durrësit.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj theksoi se deputeti socialist Taulant Balla është garanti për hyrjen e parave në Shqipëri.
“Ky është bashkëpunimi më flagrant që një polici mund të bëjë me krimin e organizuar. Kjo konfirmon mbështetjen që trafiku i drogës ka këtu në Shqipëri. Objektivi i policisë së shtetit është mbrojtja e pushtetit kriminal. Lidhjet e Ramës me krimin i kanë mbyllur derën shqiptarëve në Europë. Me Edi Ramën kryeministër ky vend nuk ka të ardhme”, tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.