Skandali i eurove/ Manjani: Shteti mbron pronarin

Hënë, 25 June 2018 19:12

Kanë qenë të shumta reagimet pas lajmit për kapjen e 3.4 mln eurove në portin e Durrësit. Ashtu si përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së apo analisti Fatos Lubonja janë në të njëjtën linjë mendimi se shteti është i implikuar kokë e këmbë në këtë çështje dhe se Edi Rama përdori policinë e shtetit për të fshehur të vërtetën.

Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Në një postim në profilin e tij "Facebook" ai shkruan se nxitimi i policisë për të kapur eurot është bërë me qëllim për të fshehur pronarin e vërtetë që është i lidhur me shtetin.

Statusi i plotë:

Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!

Njësoj si kokaina e Maminasit...

Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!

Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj ska se si ti kapë policia!

Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 19:21
Login to post comments