Deputeti i Partisë Demorkatike, njëherazi ekspert i financave, Florjon Mima, është shprehur sot se milionat e eurove të sekuestruara në Portin e Durrësit janë një pastrim i pastër i parave të krimit.
Mima ka deklaruar sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se pas kanabizimit të vendit, shpëlarja e parave të pista në sektorin e ndërtimit është pjesë e një cikli të mirëmenduar nga qeveria.
Deputeti i Partisë Demokratike tha se në rastin e kapjes së miliona eurove të fshehura në një Toyota është i përfshirë direkt Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ballës.
“Ju patëm paralajmëruar se me këtë mënyrë qeverisjeje do të jetë e vështirë të bindni, strukturat e BE. Sot dy ditë para ka gjasat që negociatat nuk do të hapen ose me kushte shumë herë më të mëdha. Të gjitha këto duhet të na bëjnë të reflektojmë për rrugën qorre ku mazhoranca e ka futur vendin”, tha ndër të tjera Florjon Mima.