“Vlahutin dhe EURALIUS, çirakë të Ramës për të kapur drejtësinë”

Tuesday, 26 June 2018 13:47

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon ambasadoren e Bashkimit Evropian Vlahutin dhe EURALIUS për bashkëpunimin me Ramën që ky fundit të kapë sistemin e drejtësisë. Sipas tij Vlahutin e dinte mjaft mirë që reforma në drejtësi ka vdekur por vijonte dhe gënjente shqiptarët.

Postimi i plotë

Euralius dhe BE ne Tirane ishin ata qe pergatiten ne dhjetor 2017 raportin pra alibine per te zgjedhur kryeprokuroren e perkohshme edhe me vetem 36 vota nga 84 qe kushtetuta kerkonte per tja bere sa me te kollajshme kapjen e drejtesise nga kryeministri si çirake te te cilit jane.

Motivi ishte gjoja per te kaluar ngerçin dhe kjo do te zgjaste vetem shume pak muaj.

Aq sa kryetari i grupit parlamentar te Ps Balla deklaronte:

“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla.

Pra gjoja ne prill mbyllej mandati i Arta Markut dhe ne tej do zgjidhej prokurori i pergjithshem edhe SPAK edhe BKH.

Por Euralius dhe Vllahutin e dinin dhe e dine shume mire te kunderten,te cilen e fshehin me qellim edhe sot e kesaj dite edhe ne nje raport te tyre ne mars te 2018 ku e verteta thuhet shume qarte:

"Ky proces mund të marrë muaj të tjerë dhe do të çojë në rezultatin që krijimi i Këshillave [KLGJ ose KLP] të bëhet vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.”

Shpjegimi eshte i thjeshte:Euralius dhe Vllahutin zgjodhen te jene cirake te kryeministrit kunder reformes ne drejtesi,zgjodhen te bekojne dekapitimin e sistemit te drejtesise,zgjodhen te lene Shqiperine pa institucione te drejtesise per betonuar pandeshkueshmerine e korrupsionit dhe kriminalizimit te qeverise,zgjodhen te varrosin reformen ne drejtesi e cila sot eshte teresisht jashte kushtetutes dhe ligjit dhe eshte kthyer

ne nje dokument te peshtire e plot me arna antiligjore te cilin asnje shqiptar nuk e beson me.

Gjithshka eshte bere me vetedije te plote nga BE ne Tirane. Vllahutin ja ka fshehur Shqiptareve dhe Brukselit te verteten duke deklaruar si impresionante implementimin e reformes ne drejtesi kur ne fakt e dinte shume mire qe reforma ne drejtesi ka vdekur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...