Ish-presidenti: Qeveria e krimit, drogës dhe korrupsionit na la jashtë Europës

Tuesday, 26 June 2018 20:12

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të vendeve anëtare të BE-së, për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ish-kreu i shtetit ka shkruar në “facebook” se të gjithë fajin për mos çeljen e negociatave e ka qeveria. Sipas tij krimi qeveritar, droga, korrupsioni na lanë edhe këtë herë jashtë Europës.

Postimi i plotë:

Një qeveri që bleu votat me para të pista !

Nje qeveri që ja kaloj pushtetin real, bandave kriminale !

Një qeveri që ktheu korrupsionin si tregues “të zotësisë” !

Një qeveri që varfëroj e i vrau edhe shpresën shqiptarëve !

Një qeveri që hyri në Historinë e Shqipërisë si “narkoqeveria” !

Një qeveri që qesh pse shqiptarët marrin rrugët e kurbetit !

Një qeveri që mendon se mund të blej këdo dhe kur të dojë !

Një qeveri që nuk di se ç’është qeverisja !

Na la përsëri e përsëri larg Evropës !!!!

Login to post comments