Ditmir Bushati na tha pak minuta më parë se Shqipëria fitoi negociatat, ndërkohë që zyrtarisht komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se nuk ka çelje të negociatave për këtë vit.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian votuan në Luksemburg kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë! Ato vendosin si kushte për hapjen në qershorin e vitit 2019.
Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.