Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE të cilët vendosën shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë në qershor 2019.
Përmes një postimi në Twitter Bushati shpreh falënderime për vendet anëtare dhe thotë se kjo ishte një ditë e mirë për të gjithë.
“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sigurisht për të ardhmen e Europës gjithashtu! Faleminderit të gjithë Shteteve Anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian për mbështetjen!”, shkruan ai.
Por deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka rezervat e veta për këto falënderime që ka shprehur ministri Ditmir Bushati.
“Fatkeqesi kombetare kjo nga keq qeverisja, bashkejetesa me krimin, drogen, korrupsionin, nga modelet Lindore, qe deklarohet nga kjo qeveri se po aplikon ne nje vend Perendimor..., shkruan Shehu në Facebook.
Ai shton se falënderimet e Bushatit janë fallco dhe se do ishte më e ndershme po të jepte dorëheqjen bashkë me Qeverinë Rilindase.
Ja çfarë shkruan ai konkretisht:
9 mins ·
Pse dhe cilin falenderon Ministri Bushati per deshtimin e Negociatave?!
Me e ndershme do ishte te ipte doreheqjen se bashku me Qeverine Rilindase.
Falenderon se Ministrat e Jashtem te BE-se rrezuan propozimin e Komisionit?!
Falenderon se Samiti as do ta marre ne shqyrtim Shqiperine!?
Falenderon se gjithecka do te shqyrtohet ndoshta ne qershor te 2019?!
Nuk u miratua asnje celje, as me kusht e as pa date.
Pra cdo gje nga fillimi, si vite me pare, si qe nga 2013-ta.
Fatkeqesi kombetare kjo nga keq qeverisja, bashkejetesa me krimin, drogen, korrupsionin, nga modelet Lindore, qe deklarohet nga kjo qeveri se po aplikon ne nje vend Perendimor....
Ne fakt te gjitha bashke keto edhe te tjera...