×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: Krimi e korrupsioni bllokojnë negociata, me Ramën s’ka integrim

Tuesday, 26 June 2018 19:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në “facebook” pas përgjigjes së BE-së për negociatat për vendin tonë.

Berisha shkruan se krimi i organizuar, korrupsioni dhe dështimi i reformës në drejtësi bllokuan negociatat për vendin tonë.

Sipas ish-kryeministrit kushtet e vendosura nga BE-ja tregojnë se më Ramën nuk ka integrim.

Postimi i plotë:

Shqiperise nuk i hapen negociatat!

Te dashur miq, krimi i organizuar, korrupsioni, deshtimi i reformes ne drejtesi bllokojne hapjen e negociatave me Shqiperine.

Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian votojne ne Luksemburg kunder hapjes se negociatave me Shqiperine! Ato vendosin si kushte per hapjen ne qershorin e vitit 2019:

-rezultatet ne luften kunder krimit te organizuar

-luften kunder korrupsionit dhe

-rezultate ne reformen ne drejtesi

Rezultatet do te verifikohen nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian! Me Ramen nuk ka integrim! sb

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 20:02
Login to post comments