Shqipëria duhet të presë edhe një vit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendimi u morr gjatë takimit të Këshillit të Marrëdhënieve të Përgjithshme ku vendet anëtare të BE-së, sa i takon Shqipërisë, kanë theksuar rëndësinë që duhet të bëj më progresin në Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, njoftoi në Tittwr komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Mësohet se Franca, Holanda dhe Danimarka janë tre shtetet të cilat janë shprehur kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë këtë vit.