Basha flet për shtyrjen e negociatave, paralajmëron Ramën

Tuesday, 26 June 2018 22:11

Pas vendimit të BE-së për ti thënë ‘JO’ hapjes së negociatave me Shqipërinë ka reaguar kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se krimi, korrupsioni dhe droga e lanë jashtë BE-së Shqipërinë. Sipas tij edhe në vitin 2019-të Shqipëria do të marrë sërish përgjigje refuzuese nëse nuk luftohen fenoment negative.

Ja postimi i Bashës:

Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.

Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane.

Login to post comments