Luksemburg - Dera për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE mbetet e mbyllur, të paktën deri në Qershor 2019, por anëtarësimi mbetet një ofertë, nëse vendet bëjnë progres me reformat- vendosën të Martën ministrat e BE.
Gjatë një mbledhje maratonë të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, shumica e vendeve anëtare diskutuan më favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim tani, por Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Danimarkës, ishin kundërshtueset kryesore, thanë diplomatët.
Rezultati i diskutimeve ishte një tekst kompromisi ku Këshilli thotë se “bie dakord që të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.”
Megjithatë, të dy vendet duhet të tregojnë progres me reformat në fusha si lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i sistemeve të tyre të drejtësisë.
Këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Europian dhe “në varësi të progresit të bërë”, do të mbahet një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedonisë “nga fundi 2019-ës”.
Në Prill Komisioni mbështeti nisjen e bisedimeve dhe rekomandoi pranimin nga Këshilli, megjithatë vetë Komisioni vuri në dukje disa mangësi në përgatitjen e të dy vendeve.
Perspektiva e futjes në radhë për anëtarësim në BE u hap për Maqedoninë pas zgjidhjes së një mosmarrëveshje të vjetër për emrin me Greqinë, ç’ka kishte bllokuar procesin e anëtarësimit.
Hapja e bisedimeve mund të përfaqësojë një tregues të qartë se Blloku është i gatshëm të rinovojë zgjerimin me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjuha e deklaratës së të martës u jep qeverive proeuropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u thonë qytetarëve të tyre se dera për anëtarësim eventual në BE është e hapur. Por Frnaca dhe Holanda, të kujdesshme rreth zgjerimit të BE me vende të tjera, u lejon atyre të thonë se nuk është marrë asnjë vendim final.
2 vendet duhet të tregojnë ‘një historik të besueshëm si në përmirësimin e shtetit të së drejtës, ashtu dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ne do të shohim me vëmendje raportin e Komisionit vitin e ardhshëm për të gjykuar nëse arrijmë ta identifikojmë këtë progres’ - tha Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok për gazetarët në fund të takimit.
Nga Jacopo Barigazzi