Takimi me ministrin Gjiknuri/ Pompeo: Projekte strategjike në Ballkan

E mërkurë, 27 June 2018 10:36

Në kuadër të vizitës që po kryen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vazhdoi takimet me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump.

Gjatë pritjes së organizuar në Departamentin e Shtetit për delegacionet e nivelit të lartë pjesëmarrës në Konferencën Botërore të Gazit, ministri Gjiknuri takoi Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese.

Një tjetër takim, ministri Gjiknuri e realizoi me zëvendës nënsekretarin e Shtetit për Stabilizimin e Konflikteve Peter Maroço.

Login to post comments