Deputetja e PD-së, e zgjedhur në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, ka reaguar pas refuzimit nga ana e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja demokrate shprehet e shqetësuar dhe thotë se Bashkimi Evropian i tha JO qeverisë "Rama",
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Nuk u miratua çelja e negociatave. Edi Rama mendon se mund t'i thuhet po, kur ai mbron Tahirin dhe është gati t'i shembë të gjitha institucionet për të.
Mbron Fatmir Xhafën dhe është gati të marrë çdo kosto për të. Përdor prokurorinë dhe reformën në drejtësi si kamxhik për të kapur sistemin e drejtësisë.
Bllokon formimin e prokurorisë speciale, SPAK, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë. Nuk lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, por e organizon vetë krimin dhe është vetë korrupsioni.
Pra nuk plotëson kushtet e BE-se.
Së fundmi, si për ironi te fatit, shpërtheu edhe "Skandali Tojota" i cili nuk lidhet me një makinë por është provë e operacioneve të pastrimit të parave të pista, PPP, ky është kuptimi i vërtetë i PPP-ve.
Pastrim ky që kryhet nga zyrtarët e lartë në bashkëpunim me grupet kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Kjo qeverisje plotëson vetëm kushtet e grupeve kriminale, jo kushtet e shqiptarëve, as kushtet BE-se.