Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku foli për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Luan Rama i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen një orë e më parë, duke theksuar se shqiptarët janë i vendi popull që nuk e meriton qeverinë që kanë.
“Ky eshte realiteti, nuk mund t’i fshihemi atij, ka nje fajtor, Rama. Nese i ka mbetur ndonje ndjenje pergjegjshmerie perballe interesave te vendit te jape dorehqjen dhe te ike nje ore e me pare”- tha ai.
Sipas Luan Ramës, përpjekja djallëzore për të fshehur gjithë këtë dështim pas akuzave të Ramës për të ashtuquajturën esadizëm të ri të Shqipërisë nuk është tjetër vetëm shprehje e arrogancës, verbërisë politike dhe papërgjegjshmërisë për t’ja faturuar kostot e qeverisë së krimit opozitës duke bërë një qasje të papërgjegjshme.
“Meritën e ndikimit kaq të madh në vendimmarrjen e ministrave të jashtëm në BE do të thotë të fyesh dhe tallës Këshillin Evropian, ata kanë institucione që punojë dhe asistojnë këtu dhe nuk kanë nevojë për zërin e opozitës. Vendimi për të mos çelur negociatat, fakt është reflektimi i sjelljes së papërgjegjshme në aventurë me interesat e vendit nga ana e qeverisë shqiptare. LSI e ka bërë të qartë që do të ishte e udhës të mbërrihej në një pakt kombëtar që të kishte prioritet vetëm integrimin evropian të vendit. Gjetëm arrogancë, abuzivizëm shpifje, fyerje dhe ditë pas dite ngjarje të rënda që dëshmojnë lidhjet dhe varësinë e qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe vënien në shërbim të grupeve kriminale, ajo që duhet të bëjmë së bashku është të fokusohemi të prioritetet dhe për të kthyer në sjellje të qëndrueshme dhe transparente ndëshkueshmërinë”- tha ai.