Pasi ministrat e Jashtëm të BE-së e refuzuan Edi Ramën duke mos i hapur negociatat Shqipërisë vjen edhe reagimi i deputetit demokrat Luciano Boçi. Ai nëpërmjet një postimi në "Facebook" ironizon kreun e qeverisë Rama dhe rendit arsyet përse BE refuzoi hapjen e negociatave.
Statusi i plotë:
Dallgët, Marinari dhe...negociatat.
Marinarët kanë qenë gjithmonë bartës të historive imagjinare. Largësia nga realiteti dhe misteri i detit gjithmonë i ka shtyrë të sajojnë beteja me dallgë e përbindësha, me peshq e me ishuj.
Historitë e tyre janë përcjellë shpesh me kuriozitet, por dhe me qesëndi.
E tillë është dhe historia e Ramës me negociatat.
Krymarinari ynë që në fakt është një “muço” i thjeshtë i krimit, na paska luftuar 72 orë me dallgët dhe më në fund paska arritur ta ankorojë anijen ne portin e Europës!??
Hajde e mos u shkri gazit po deshe...!
Ky “muçoja” nuk e pranon që anijen ia kanë lënë në radë dhe nuk ia pranojnë në port:
E para sepse nuk besojnë se brenda saj nuk ka drogë, apo Toyta “Yaris”😜.
E dyta, sepse muçoja ne vend që të ngrejë flamurin kombëtar kuq e zi, ka vendosur në anije flamurin pirat, bardh e zi me kafkë e kocka.
E treta, nuk mund te hysh në port europian me drejtues me patentë skafi.
E katërta, Europa nuk të pranon ty me ekuipazh që kanë lidhur njërin sy e në brez kanë shtrënguar thika, shpata, sahanë e kazanë.
Lëri dokrrat Rame...!