Kapja e ‘Toyota Yaris’ në Durrës me 3.4 milionë euro vuri në qendër të vëmendjes kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
3 ditë para se të kapej kjo makinë që vinte nga Belgjika, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në Kuvend se Balla kishte qenë në Gjermani, ku i ishte zbuluar pikërisht një ‘Toyota Yaris’ me 1.5 milionë euro.
Në momentin kur u bë kapja e makinës me milionat u vërtetua fjala e kreut të PD-së.
Dy ditë pas kapjes së makinës me eurot brenda (26 qershor) Taulant Balla tha se do të bënte një padi ndaj Lulzim Bashës, për shpifje.
Doli që ai vërtet ka ngritur padi ndaj Bashës por jo me akuzën e shpifjes siç kishte pretenduar. Taulant Balla ka bërë një padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj Lulzim Bashës për ‘nxjerrje sekreti hetimor’.
Duket se Balla ka pranuar të gjitha që ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, se ai ishte garantuesi i futjes së 3.4 milionë eurove në Shqipëri, por kreu i grupit socialist duke se e ka mërzitur se pse i është dekonspiruar transporti.
Dhe pikërisht për këtë arsye sot ka denoncuar Bashën, se i ka dekonspiruar Ballës sekretin e transportit të 3.4 milionë eurove nga Belgjika në Shqipëri.