Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ Deputetët e PD-së kërkojnë nisjen e hetimeve

E mërkurë, 27 June 2018 16:41

20 milionë euro nuk mjaftuan për kanalizimet, që Biblioteka Kombëtare dhe Bashkia të mos përmbyteshin nga reshjet e shiut. Ndaj Partia Demokratike ka kërkuar hetim për këtë investim.

Mungesa e shkarkimeve të ujërave nëntokësore, të punimeve në shesh, janë bërë shkak i përmbytjes dhe shkatërrimit të qindra titujve dhe materialeve në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Bashkisë së Tiranës.

Denoncimi i bërë publik nga deputetët e Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli, vë në dukje një tjetër skandal të investimeve nga Bashkia Tiranë.

 “Punimet në shesh, përballë hyrjes së Bibliotekës ka bllokuar rrjedhjen e ujërave nëntokësore”, tha Gurakuqi i cili theksoi se i është drejtuar parlamentit me kërkesa të vazhdueshme për një Bibliotekë të re Kombëtare dhe të një Arkiv Qendror modern.

 “E kam kërkuar disa herë në Parlament dhe gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit, por kemi hasur në vesh të shurdhët”, vijoi Gurakuqi.

Deputeti tjetër i PD-së, Hekuran Hoxhalli theksoi se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet e shiut, por e vërteta është krejtësisht tjetër, tha ai.

 “Përmbytja me themel e Bibliotekës Kombëtare shkaktar ka investimet pa kushtin bazë në shesh, shkarkimin e ujërave, të cilat mungojnë. Kjo është arsyeja që 20 milionë euro investim, nuk mjaftojnë për të kryer fillimin e çdo pune publike, trajtimin e ujërave të shiut”, tha Hoxhalli, duke kërkuar hetim dhe ndëshkim për këtë abuzim.

Deputeti demokrat theksoi se Kryearkitekti diletant i Shqipërisë, kur “dhunoi” Sheshin Skënderbej nuk e la në duart e ekspertëve të inxhinierisë, por fantazisë dhe kapriçios së tij, tha Hoxhalli.

Biblioteka Kombëtare pas përmbytjes kishte mbyllur të gjitha hyrjet e saj, ndonëse deputetët demokratë kërkojnë prej ditësh të vëzhgojnë nga afër situatën.?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...