×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët e Preshevës letër falënderimi Metës: Mirënjohje për mbështetjen tuaj të palodhshme

E mërkurë, 27 June 2018 17:08

Mërgata e Luginës së Preshevës si dhe përfaqësuesit e një grupi shoqatash intelektuale e kulturore nga kjo trevë, me anë të një letre publike, i kanë shprehur falenderime Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të përhershme dhe të palodhshme ndaj shqiptarëve të Luginës.

Në letrën e tyre, që bëhet publike pasi Kreu i Shtetit ftoi për një vizitë tre ditore në Shqipëri, rreth 50 nxënës e mësues të shkollave shqipe të Medvegjës, përfaqësuesit e këtyre shoqatave shprehin mirënjohjen ndaj Presidentit Meta për angazhimin e tij të palodhur, siç edhe shprehen, për të mbështetur shqiptarët e Luginën e Preshevës.

 “Z.President, kjo çka keni bërë, është historike dhe Ju jemi shume mirënjohës. Po na duket vetja, se ne ishim tek JU, e biseduam lirshëm, ashtu sic bisedohet në Shqipëri, sepse nuk e kemi atë luks, që të flasim lirshëm në Medvegjë apo në hapësirat tjera të Luginës së Preshevës. Z. President, vizita Juaj në Medvegjë, na mbanë me shpresë, se Presidenti, nuk do na harroj edhe në të ardhmen dhe Ju e dëshmuat, se nuk na keni harruar, edhe pas disa muajve nga takimi që kishit atje, i ftuat fëmijët medvegjas, që të rrijnë me Ju, të flasin me Ju, e të shohin Shqipërinë si duhet”, shkruajnëndër të tjera në letrën e tyre publike, përfaqësuesit e shoqatave intelektuale e kulturore nga Lugina e Preshevës në mërgim.

LETRA E PLOTË

Letër falënderimi me sinqeritet të plotë e vëllazëror nga mërgata e Luginës së Preshevës

Falënderim nga shpirti e zemra për Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.llir Meta dhe stafin e Tij

Shumë i çmuar z.President,

Përmes pak fjalëve, ne si mërgatë e Luginës së Preshevës, e përkrahur edhe nga Instituti Shkencor Helvetikë i Europës Juglindore me seli në Zvicër, si dhe nga një grup intelektualësh e veprimtarësh nga ato treva, po Ju drejtohemi përmes këtij emaili në shenjë falënderimi për çdo gjë që po bëni për Luginën në përgjithësi dhe Medvegjën në veçanti.

Z.President, kjo çka keni bërë, është historike dhe Ju jemi shume mirënjohës. Po na duket vetja, se ne ishim tek JU, e biseduam lirshëm, ashtu sic bisedohet në Shqipëri, sepse nuk e kemi atë luks, që të flasim lirshëm në Medvegjë apo në hapësirat tjera të Luginës së Preshevës.

Z.President, vizita Juaj në Medvegjë, na mbanë me shpresë, se Presidenti, nuk do na harroj edhe në të ardhmen dhe Ju e dëshmuat, se nuk na keni harruar, edhe pas disa muajve nga takimi që kishit atje, i ftuat fëmijët medvegjas, që të rrijnë me Ju, të flasin me Ju, e të shohin Shqipërinë si duhet. Stafi juaj i palodhur dhe angazhimi Juaj i jashtëzakonshëm, na bënë edhe më krenarë, se Presidenti Ilir Meta, do të jetë me ne gjithmonë.

Nuk mundemi ta fshehim atë që po na e thotë zemra, Zoti ju bekoftë Ju dhe familjen, shëndet të mirë dhe gjitha të mirat për Ju dhe më të dashurit e tuaj.

Z.President, po kërkojmë nga Ju, që t`na mundësoni një takim në Tiranë, kur të mundeni, që të vijmë një grup veprimtarësh, të pavarur politikisht, por t¨djegur për atdhe, që të flasim me Ju dhe të marrim mendime se si të veprojmë për ato treva. Ne, nuk jemi në asnjërën parti, partia jonë është atdheu, është flamuri kuq e zi. Kemi shumë besim, se do na udhëzoni më mirë se kushdo tjetër, Ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj dhe të shtetit shqiptarë në përgjithësi. Kemi një Shqipëri në NATO dhe një Shqipëri duke ecur sigurt për në BE. Nuk kemi nevojë për të na ndihmuar ne* mërgimtarëve me mjete, por me udhëzime, e këto udhëzime që vijnë nga Ju, do të jenë të mira për ne.

Z.President, padyshim, se kemi edhe shumë për të shkruar, por kësaj here, po Ju falënderojmë shumë dhe kurrë mërgata nuk do të jetë pasive, ajo përcjell gjendjen në atdhe dhe për çka të kërkohet, si përpara dhe sot e në të ardhmen, do të jetë arteria kryesore për të mirën e atdheut.

Me shpresë, se nuk Ju kemi lodhur shumë, ju urojmë edhe njëherë, punë të mbarë Ju dhe stafit Tuaj, shëndet të mirë dhe gjitha të mirat.

Zoti ju bekoftë Ju, familjen Tuaj dhe gjithë Shqipërinë dhe tokat tjera shqiptare, kudo që ka shqiptarë, pa harruar edhe mërgatën tonë, emblemën e atdheut.

Me sinqeritet dhe respekt nga:

Shoqata Humanitare “Medvegja” me qendër në Fully të Valisit- Zvicër, z.Zenel Neziri (kryet.)

Asociacioni “Sos Medvegjë-Çamëri”, me qendër në Gjenevë, z.Fadil Selmani, kryetar

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gosau të St.Gallenit, Zvicër, Ferat Rashiti (kryetar)

Shoqata Kulturore “Jehona” në Zvicër, me kryetar Musa Salihu

Këshilli Organizativ i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër, z.Fazli Musliu, njëherit kryetar nderi i SHHLP.

Instituti Helvetik i Europës Juglindore,me qendër në Zvicër, President, Dr.Llukman Halili

Grupi i intelektualëve të Luginës së Preshevës në Zvicër, Mr.sc.Dashnim HEBIBI

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...