×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vendimi i BE, Gjosha: Qeveria festoi dështimin e saj, s’ka hapje negociatash

E mërkurë, 27 June 2018 17:30

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se nuk ka vendim të BE për çelje të negociatave me Shqipërinë. Ajo thekson se vendimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE në samitin e Luksemburgut, dha shtyrje të datës për marrjen e vendimit për Shqipërinë.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Gjosha tha se “qeveria Rama festoi dështimin e saj”.

Duke komentuar vendimin e Këshillit të BE, deputetja e LSI tha se ky vendim është një dështim për qeverinë dhe një kthim pas, nisur nga fakti se Shqipërisë i janë vendosur kushte shtesë.

“Vendimi i djeshëm është shumë i qartë. Nuk ka çelje negociatash, përkundrazi ka një shtyrje të datës për marrjen e vendimit. Vendim për çelje negociatash nuk ka për Shqipërinë. Ne do të duhet të presim deri vitin që vjen, do të shohim nëse Shqipëria do të përmbushë kushtet e vendosura. Nëse do të ketë një vendim pozitiv verën e vitit 2019, mund të mendojmë se mund të ketë një takim ndërqeveritar në fund të 2019, gjë që e dyshoj pasi kam lexuar me vëmendje deklaratën e Këshillit të BE. Ndër kushtet e shtuara theksohet reforma zgjedhore, dhe vëzhgimi që BE dhe vendet anëtare do të bëjnë për zgjedhjet vendore.

Do të shihet metoda që do ndiqet në këto zgjedhje. Me rëndësi është edhe kushte për azilkërkuesit. Thuhet se Shqipëria duhet të kontrollojë lëvizjen e lirë, dhe gjithë qytetarët e saj që trokasin në vendet e BE për të kërkuar azil. Po kështu theksi vihet edhe tek kushtet e përmendura më parë, lufta ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar, kundër trafikut të drogës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, etj”, u shpreh deputetja Gjosha.

Ajo u shpreh se edhe vendimi që pritet të merret në qershor 2019 paraqitet i zymtë, pasi sipas saj, Shqipëria duhet të bindë parlamentarët e vendeve anëtare të BE-së.

“Tashmë këshilli ka marrë një vendim të shkruar për Shqipërinë, dhe vitin e ardhshëm do të duhet të diskutohet në parlamentet e vendeve anëtare të BE. Shqipëria do të duhet të bindë me mijëra anëtare të parlamenteve të vendeve anëtare, dhe mendoj se këtu do të mbetemi gjatë. E shoh të zymtë bindjen e këtyre parlamentarëve, aq me tepër me kushte të shtuara për Shqipërinë”, u shpreh deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...