Deputetja e LSI-së Nora Malaj është shprehur se pas shtyrjes së negociatave sot më shumë se kurrë duhet krijuar një Pakt Kombëtar për t’i bërë luftë frontale drogës, prostitucionit dhe korrupsionit në vend.
Ajo shton më tej se duhet krijuar edhe një qeveri antimafje , që ta luftoj të keqen deri në gjenezë, të punojë fort për të realizuar dhe përmbyshur kushtet e vëna tashmë nga BE.
“Sot më shumë se kurrë duhet institucionalizuar ky Pakt Kombëtarë në Parlamentin Shqiptarë dhe krijimin e njëQeverisje Antimafje , si një zgjidhje e qendrueshme dhe si një përgjegjshmëri e politikës për t’i dhënë popullit , qeverisje dinjitoze, me luftë frontale të drogës e korrupsionit, me vendosjen e shtetit të së drejtës , duke krijuar klimën e besimit dhe standartin e cilësinë për jetë cilësore dhe me dinjitete ,për çdo të ri e të re, grua e burrë, të moshuar dhe çdo qytetarë Shqipërisë,që endrrat dhe jetên e tyre ta ndërtojnë në vendin e tyre, duke jetuar dhe u trajtuar nga shteti i tyre ,si qytetarë europianë . Sot është dita më e madhe për të reflektuar fort,të gjithë bashkë e për t’i thënë të vërtetat ashtu siç janë dhe kur ato na dhembin dhe për të marr secili prej nesh përgjegjësinë para historisë.Ky është shansi i fundit që ta jepet dhe duhen marrë hapa konkret. Një pakt kombētarë për të luftuar të keqen në rrenjë , në të kundërt do të vërtetohet thënia e Konicës :”Shqipëria lindi nga rastësis, jetoj nga idealistët e vdiq nga politikanët” Le të bëjmë më të mirën për vendin tonë dhe të ardhmen e Kombit tonë me gjenezë e rrënjë Europiane”, shprehet Nora Malaj.