I vrenjtur dhe i nxirë në fytyrë, me zë të mekur, Edi Rama doli sot para kamerave për të shpjeguar, fitoren sipas tij për hapjen e negociatave, dhe shtyrjen sipas vendimit zyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Ndryshe nga euforia që e kaploi ditën kur Komisioni Europian propozonte çeljen e negociatave, Rama foli i mërzitur për armiq që nuk i duan të mirën Shqipërisë.
Armiqtë tha ai janë si brenda vendit ashtu edhe në korridoret e BE-së.
Në Shqipëri armikun kryesor për “fitoren e negociatave ”, siç pëlqen ta quajë, është opozita në radhë të parë. E më pas një armik tjetër janë mediat pranë opozitës.
Ministrat e Jashtëm zyrtarisht thanë dje se pengesë për hapjen e negociatave janë:
-mungesa e luftës ndaj krimit e drogës
- mungesa e luftës ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë
- mos zbatimi i Reformës në Drejtësi
Por sipas Ramës, krimin e bën opozita, parcelat me hashash i ka mbjellë opozita, dhe korrupsionin me tenderat e PPP e famshme i bëjnë njerëzit e opozitës.
Sa për mediat që Rama thotë se kontrollon opozita, i madhe i vogël në Shqipëri e di se nga kush varen ato.
Në fakt ky skenar i Ramës për ta nxjerrë opozitën si fajtore për dështimin me negociatat, ishte paralajmëruar më herët. Pak e nga pak ndërsa afronte 28 qershori, Rama ishte duke përgatitur terrenin për të justifikuar dështimin spektakolar. /55news.al