Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur një makinë të veçantë për të shkuar në seancën e sotme të kuvendit të Shiëprisë. Fatbardha Kadiu dhe Ervin Salianji kanë shkuar në parlament me Toyota Yaris.
Kjo pas akuzave të fundit të bëra nga opozita për lidhjen e mundëshme të drejtuesve të lartë të PS me paratë e gjetura në dy makina të tilla në portin e Durrësit dhe të bllokuar pas kërkesës së Interpolit nga policia shqiptare.