Dështimi i qeverisë shqiptare për hapjen e negociatave është komentuar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër Lorenc Luka. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij “Facebook”, deputeti akuzon Rilindjen e Ramës për shkatërrimin e ëndrrës evropiane të shqiptarëve. Ndaj si zgjidhje për këtë, deputeti Luka kërkon largimin e qeverisë aktuale në pushtet.
Postimi i plotë:
Endrra e shqipetareve per te qene pjese e familjes Europiane u pengua perseri nga qeveria e rilindjes se bijve te bllokut, te cilet qeverisin sikur do anetaresohen ne Traktatin e Varshaves. Te jesh pjese e Bashkimit Europian do thote te mbrosh vlerat e demokracise dhe te drejtat e njeriut, cilat ju i keni dhunuar çdo dite, duke i zevendsuar vlerat me antivlerat. Largim i juaj eshte oguri i mire ne rrugetimin tone drejte destinacionit tone Europian.