Ndonëse sot, Kryeministri Edi Rama duhet të ishte në Parlament për të dhënë llogari mbi vendimin negativ të moshapjes së negociatave , ai nuk është paraqitur në sallë. Opozita e ka kërkuar prezencën e tij në sallë, duke i këkruar kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi që ta njoftojë. Por ky i fundit çuditërisht ka mbyllur për 10 minuta seancën, për të kërkuar listën me emrat e deputetëve që do të flasin.
Konferenca e Kryetarëve vendosi pak më përpara që të zhvillohej një debat përreth 7 orë ku do të diskutohet për moshapjen e negociatave. Por sipas Ruçit ky debat s’ka nevojën e prezencës së kryeministrit, ndërkohë që Rama është zyrtari kryesor që mban përgjegjësinë e dështimit të negociatave.