Berisha në ‘Crans Montana’: Negociatat i pengoi Rama, drejtësinë e bëri degë të ekzekutivit

Premte, 29 June 2018 12:05

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në Forumin ‘Crans Montana’, që është zhvilluar në Bruksel! Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ish-kryeministri Berisha ka folur për çështjet që shqetësojnë rajonin e Ballkanit, ku ceku çështje të tilla si; Rajoni ka ende probleme sigurie; Domosdoshmerinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi; Mungesën e projekteve rajonale nga BE; Bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE; muri i krimit i lidhur me nivelet më të larta te pushtetit dhe korrupsionit të papërmbajtur qeveritar; trafiqeve kriminale dhe miliardave të narkoeurove dhe shndërrimi i sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit, grushti i shtetit brenda shtetit që është kryer me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe paralizën e Gjykatës së Lartë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri ka theksuar edhe faktin që BE sërish e refuzoi qeverinë socialiste që drejton në Shqipëri, duke mos i hapur negociatat për anëtarësim.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit në Facebook:

Të dashur miq, dje mbasdite mora pjesë si panelist së bashku me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, Lilyana Pavlona ministre, presidenca bullgare e Këshillit të Europës 2018, profesor Daniel Warner te forumit te Crans Montanas si dhe qeveritarë rumunë e deputetë të Parlamentit Europian, seancë kushtuar Europës Juglindore dhe integrimit ne BE.

Në fjalën time ndër të tjera theksova se:

-Rajoni ka ende probleme sigurie

-Domosdoshmerinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

-Mungesën e projekteve rajonale nga BE

-Bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE nga

-muri i krimit i lidhur me nivelet më të larta te pushtetit dhe

-korrupsionit të papërmbajtur qeveritar

-trafiqeve kriminale dhe miliardave të narkoeurove dhe

-shndërrimi i sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit, grushti i shtetit brenda shtetit që është kryer me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe paralizën e Gjykatës së Lartë.

Për të gjitha këto theksova se Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE-s hodhi poshtë me datë 27 qershor 2018 rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë dhe pasi shtoi 13 kushte u shpreh se data më e afërt për konferencën e parë ndërqeveritare në rast se plotësohen kushtet do të jetë nga fundi i vitit 2019, ç’ka nënkupton çeljen e kapitujve të parë nga viti 2020!

Unë e mbylla fjalën time duke kërkuar ndihmë për Shqipërinë për plotësimin e këtyre kushteve pasi qeveria e vendit ka interesa të tjera!

Për ata që janë të interesuar keni këtu më poshtë tekstin e plotë të fjalës time dhe një pjesë të videos!

"Faleminderit Profesor !

Ju kërkoj ndjesë por une do flas si opozitar.

Ju dëgjuat pikpamje të ndryshme këtu por përpara se të nis fjalën do doja të falenderoja presidencën bullgare për përpjekjet e saj të jashtëzakonshme për të sjellë në vëmendje atë që quhet Ballkani Perendimor si dhe vendimet e mëdha që ndërmori kryeministri Zaev për vendin e tij, të cilat janë shumë pozitive për të gjithë rajonin.

Tani, le të flasim për realitetet e rajonit. Nëse marrim çështjet e sigurisë, rajoni nuk është ende i sigurtë. Ai ka fituar luftën por ende jo paqen. Dua t’u rikujtoj se rreth nje vit më parë ishin të mundura të paktën tre konflikte në rajon; një midis Serbisë dhe Kosovës, një tjetër brenda Maqedonisë, tjetri brenda Shqipërisë. Kjo është e vërteta. Kush i zgjidhi këto? Asistent Sekretari i Shtetit i zgjidhi ato. Nuk ishte Komisioni Europian, nuk ishte Bashkimi Europian. Konfliktet po zhvilloheshin, po degradonin dhe fatmirësisht ato u zgjidhën pa u përkeqësuar.

Përsa i përket çështjeve të sigurisë problemi kryesor sot në rajon është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është jetike për paqen në rajon. Nisi mbarë por është pothuajse e bllokuar tani. Qysh kur? Që nga momenti kur dikush vendosi në tryezë idenë e tregtimit të territoreve dhe kufinjve. Nëse hedh një ide të tillë në atë rajon atëherë bën të mundur një zinxhir konfliktesh të vogla që mund të bëhen të mëdha. Por me keqardhje them se nuk ishte vetëm një ide lokale, ishte si të thuash gjysëm e bekuar nga personalitete të ndryshme. Ndaj ende nuk kemi një marrëveshje midis këtyre dy vendeve. Shpresoj që së shpejti të bëhet realitet por kur shikon disa episode si psh kur Serbia bllokon sportistët kosovarë duke mos i lejuar të marrin pjesë në gara, atëherë beson se lufta e ftohtë nuk ka perfunduar në rajon. Edhe gjatë luftës se ftohtë sporti ka qënë i lejuar.

Ndërsa tani ka filluar të ndodhin shpesh këto episode, gjatë këtij viti ka ndodhur të paktën dy herë.

Ballkani ka qënë, për shumë arsye, një rajon i panjohur për Europën, mbi 40 vitë në diktatura dhe izolim kam frikë se ende nuk është i njohur. Shihni terminologjinë. Përdornin termin Ballkan, tani Ballkan Perendimor. E shpikën këtë term pasi Ballkani Perendimor nuk ka ekzistuar kurrë. Mund të lexoni me mijëra libra dhe këtë term nuk do ta gjeni kund. Burokratët në Bruksel shpikën këtë term. Bashkimi Europian ka dhënë miliarda e miliarda euro ndihmë bujare vendeve tona por në këto tre dekada nuk ka asnjë projekt real të sponsorizuar nga BE për këtë rajon. Janë të trembur nga influenca kineze apo turke.

Më thoni pse Viktor Orban dhe Aleksander Vuçiç do refuzonin qe autostradën midis Budapestit dhe Beogradit ta financonte Kina ndërkohë që nuk u financua nga BE.

Autostrada që lidh Beogradin dhe Budapestin është një investim kinez, nuk është një investim i BE. Autostrada që do lidhë Beogradin me Sarajevën do jetë një investim turk. TAP është një përpjekje lokale e qeverive të rajonit dhe investim i nje konsorciumi kryesisht privat. Korridori 8 që nga 91 është në tavolinë dhe njëriu që e shtyu më shumë ndërtimin e atij korridori ishte Bill Clinton. Ai dekretoi një fond për studimin e fizibilitetit dhe hapi një zyrë në Sofje, por ky projekt tani është i vdekur. Për rajonin janë jetike projektet rajonale.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria përballet me probleme të mëdha të krimit të lidhur me pushtetin në të gjitha nivelet, korrupsionit të papermbajtur, sistemit të drejtësisë plotësisht të falimentuar. Ajo është vendi ku sot, në një grusht shteti brenda shtetit është asgjesuar Gjykata Kushtetuese, është bllokuar Gjykata e Lartë dhe të gjitha kompetencat i ka marrë në dorë kryeministri. Qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Europë që nuk shkojnë dot në Gjykatën e Strasburgut, nga rreth 60 % e gjyqeve që fitoheshin nga qytetarët para pseudoreformës në drejtësi, sot qeveria fiton 96% të gjyqeve nga paditë e qytetarëve. Kjo sepse qeveria pëdor proçesin e vetingut të kontrolluar tërësisht prej saj për gjahun e shtrigave ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Kështu, vetëm duke perdorur organet tatimore me drejtoreshë kushurirën e kryeministrit, për t'ju dhënë ose mohuar dokumentet e pageses se taksave atyre që i nënshtrohen vetingut, kalojnë me sukses këtë proces vetëm ata gjykatës dhe prokurorë që bashkëpunojnë apo kanë lidhje me kryeministrin dhe qeverinë. Si përfundim, në Shqipëri drejtësia sot është shndërruar në një degë ekzektivi nga një reformë modeli i të cilës nuk ekziston në asnjë vend të planetit, pra de facto është e tipit orwellian.

Muri i krimit, korrupsionit dhe trafiqeve, falimentimi i sistemit të drejtësisë kanë bllokuar që nga viti 2016 e deri sot hapjen e negociatave me Shqiperinë! Dy ditë më parë Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE hodhi poshtë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqiperine. Edhe në dhjetor të vitit 2016 Këshilli hodhi poshtë një rekomandim të Komisionit për hapjen e negociatave me vendin tim. Në dhjetor 2016 u vendosën 5 kushte për t’u plotësuar kurse dy ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi jo 5 por 13 kushte për t’u plotësuar në mënyre që BE të mund të hapë negociatat me Shqipërinë. Ky Këshill përcaktoi si datë të mundshme për vendimin për konferencën e parë ndërqeveritare, pra hapjen e negociatave në rast se plotësohen kushtet, vetëm fundin e vitit 2019, gjë që de fakto do të thotë hapjen e kapitujve të parë vetëm në gjysmën e parë te vitit 2020.

Shfrytezoj rastin te bëj thirrje të ndihmohet Shqipëria për plotësimin e këtyre kushteve sepse qeveria aktuale nuk ka vullnet për plotësimin e tyre. Interesi i saj janë lidhjet me krimin dhe trafiqet, pasurimet e paligjshme të ministrave te saj. Por Shqipëria nuk ndihmohet duke lustruar realietin shqiptar me rezultate të rreme dhe suksese imagjinare siç bën qeveria shqiptare, që ka zëvendësuar në Shqipëri shtetin ligjor me narkoshtetin e dytë në botë, sepse ky realitet nuk maskohet, ai flet vetë çdo ditë me gjuhën e krimit të pamëshirë të lidhur me pushtetin e niveleve më të larta, korrupsionit të çmendur qeveritar, trafiqeve kriminale dhe miliardave të narko-eurove që po shkatërrojnë ekonominë e vendit. Faleminderit!"

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...