Kryemadhi në SHBA: Qeveria po shkatërron ekonominë me koncesionet

Premte, 29 June 2018 11:21

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vizitoi Qendrën “Open Gov Hub” në Uashington DC.  Kryemadhi u takua me përfaqësues të 7 organizatave ndërkombëtare në Uashington, me të cilët diskutoi për rëndësinë e reformave dhe rritjes se transparencës ne qeverisje. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se LSI ka 4 prioritete: zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shëndeti.

Ajo tregoi se shumica e mbështetësve të partisë së saj (80%) janë të rinj dhe të reja, të cilët sjellin mentalitetin e ri në vendimmarrje dhe punojnë për të mirën e vendit të tyre(jo për interesa personale), ata përfaqësojnë shpresën për të ardhmen e për një klasë të re politike në Shqipëri.

Ajo tha gjithashtu se LSI është e shqetësuar në lidhje me veprimet e fundit për të privatizuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, të cilat janë duke u lehtësuar korrupsion. Praktikat qeveritare kanë krijuar kosto të madhe fiskale për shkak të skemave evazive PPP (Partneriteti Publik-Privat).

Kryemadhi theksoi se këto kompani të cilat përfitojnë nga PPP-të kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin, dhe se nuk ka aspak transparencë për qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë. Ajo u ndal gjithashtu te veprimet dhe qëndrimet e LSI për të qenë e hapur dhe transparente, duke përfshirë dhe faktin se LSI është e para parti, e cila ka implementuar standarde të reja për transparencën financiare në Shqipëri, duke publikuar informacion të plotë në kohë reale në lidhje me financat e partisë. 

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 11:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...