Rama flet për 100 fshatra dhe hesht për 100 vrasje

Saturday, 30 June 2018 19:34

Redaksionale

I bezdisshëm dhe i mërzitshëm deri në çmenduri ky llafazan i palodhshëm në gënjeshtra, tund brekushet lart e poshtë nëpër Shqipëri me llogjet për të rregulluar 100 fshatra nga mbi dy mijë që ka vendi.

Por nuk mjafton kjo radhë, por ai hesht për 100 vrasjet, flet për 100 fshatrat.

Sot në ngjarjen e jashtëzakonshme në gardë, kryeministri nuk ndjen as dhimbje e as turp, as përgjegjësi.

Dhe institucionin e fundit emblematik të shtetit, Gardën, e ka përdhosur krimi i organizuar.

Komandanti i Gardës heshti, prokurorja e përkohshme në punë, e përhershme në zarar hesht. Policia aktron dhe 100 të vrarët shtohen.

U vra, ortaku i Saimir Tahirit në lulen e rinisë, në ditët e para të pushtetit kriminal të Tahirit. Vriten pa fund nëpër aksidente rrugore dhe policia mbledh gjoba të paturpshme me raste banale apo mbledh kufomat nga burgjet të personave që s’kanë paguar dritat.

Dëshpërim dhe kaos nga të katër anët. Humbje shprese dhe skandale sikur të ishin prodhim industrial, gëlojnë çdo orë, çdo ditë.

Brekushja flet për 100 fshatra. Kryeministri me brekushe hesht për 100 vrasje. Shpik vetëvrasje me 3 plumba duke tejkaluar Nako Spiron që u vetëvra me dy plumba.

Deri kur kështu? Nuk mund ta përmbash çarjen e digës tënde, me mediat e blera. Me dhjetëra bashkëpunëtorë të paguar me zarfa, me leje ndërtimi apo vlerësime të tjera në natyrë si tokë, banesa dhe tendera në kohë.

Të gjithë ata që vdesin, vriten apo vetëvriten, në këtë autostradën e krimit që ka shtruar droga e Edi Ramës, janë të rinjtë shqiptarë, janë bijë nënash. Është detyrë e familjarëve, e miqve dhe shokëve të këtyre viktimave ta ndihmojnë të vërtetën dhe zbulimin e saj. Të mos heshtin që të mos u vijë më radha për fatkeqësi.

Me të drejtë Heminguej thoshte “Mos pyet për kë bie këmbana, se ajo po ra ka rënë edhe për ty” gjithkush të ngrihet për ta ndihmuar daljen e së vërtetës që këmbana të bjerë vetëm njëherë, për të lajmëruar se kryeministri me brekushe është shpallur në një gjykatë krijuesi dhe themeluesi i kanabisit , kokainës si trafik që ka specializuar Rilindjen.

Edhe sa kohë duhet pritur, dhe a duhet pritur?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...