Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj-Kumbaros: Projektligji është hartuar nga dordolecë

Hënë, 02 July 2018 12:53

Është ndezur sërish debati në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë diskutimit deputeti i PD-së  Enklejd Alibeaj, ka lëshuar një sërë pyetjesh lidhur me projektligjin për Teatrin Kombëtar. Duke iu drejtuar ministres së kulturës Mirela Kumbaro, e cila ishte e pranishme në Komision, Alibeaj tha se ky projektligj është hartuar nga disa dordolecë të Edi Ramës.

“Unë në fakt kam 30 pyetje për këtë projektligj. Ky projektligj çfarë përmban? Ka 10 nene të cilat në thelb kanë një regjizor një skenarist dhe një aktor të vetëm dhe një tufë doerdolecash që e ka përgatitur. Dhe sot na e paraqesin këtu që të diskutohet dhe të miratohet. Të enjten e miratojnë të premten i vënë minat Teatrit. Ky ligj është diskriminim.

Së dyti në neni 11 të kushtetutës, parashikohet që republika jonë duhet të bazhohet në lirinë ekonomike, ndërkohë që këto e përcaktojnë më ligj se kush do ta marri. Kjo strukturë private është e përcaktuar në ligj, e përzgjedhur duke  eliminuar konkurencën.

Ku është pyetur publiku? Cilat janë vlerat që duhet të mbrohen me këtë ligj? Jemi një shoqëri që bjëmë shtet apo jëmi tibutë ku më i forti bën çfarë të dojë?

Kryebashkiaku po bredh si kamikaze, pasi kjo është prova e zjarrit që i ka vendosur Rama nëse kalon këtë, bëhesh kandidat për bashkinë e Tiranës sërish”, u shpreh mes të tjerash Alibeaj në komision.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 13:07

Video

Login to post comments