Komisioni i Ekonomisë njëlloj si seanca e kësaj të hëne në komisionin e ligjeve, ka kaluar në debate e fyrje mes kolegëve deputetë.
Demokratët kanë kërkuar që në rendin e ditës të vihej çështje e shumëdebatuar e Teatrit Kombëtar, pavarësisht se në komision ishte i pranishëm Ministri i Financave Ahmetaj, i cili kishte ardhur për të prezantuar një ligj për Tatimin mbi të Ardhurat.
Debati ka vijuar më tutje mes deputetit demokrat Bardh Spahia dhe kryetarit të komisionit Erjon Braçe, i cili nuk ka nguruar për të ndërprerë dhe punimet e komisionit
DEBATI:
Tabaku: Do kisha dashur të bënim një diskutim për teatrin por parlamenti nuk ia lejoi komisionit të ekonomisë qe ky ligj te kalojë. Me këtë ligj shkelet kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. Tërhiqeni ligjin sa nuk është vonë.
Erion Braçe: Ligji i teatrit do fillojë të diskutohet në dy komisione të tjera. Nuk e vendos unë nëse duhet të diskutohet pr ligji i teatrit këtu
Bardh Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit
Brace: Nuk merr vesh nga kjo punë ti. Shko në komisionin e shëndetësisë bëj ndonjë punë atje.
Spahiu: O Erjonush.
Braçe: Ndërpritet mbledhja e Komisionit.