Edi Rama shan me fjalë të turpshme qytetarin në Komisionin e Ligjeve

Hënë, 02 July 2018 13:20

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka qenë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, në seancë dëgjimore për ligjin e ri të Teatrit.

Por deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka treguar një audio-përgjim të kryeministrit Edi Rama, teksa dëgjohet duke sharë një qytetar ne telefon.

 Debati  

Alibeaj: A merrni ndonjë dorë eurosh apo jo, u lënë ndonjë koncesion apo jo, a merrni ndonjë para droge a jo. Nxjerr përgjimin e bisedës telefonike. Ky është ai njeriu që thotë ju bëfsha nënën dhe ju bëfsha robt, turp e faqe e zezë, mbroni nderin tuaj personi dhe mos u bëni pjesë e atij bastardi

Manja: Interpretim i denjë për teatrin e ri, interpretim politik i shkëlqyer, aktor më të mirë nuk ka për të pas teatri,

Ndërhyn Vokshi

Manja: Albana ia keni marrë dorën me ashtu regjistrimet, turpin secili ta mbajë për veten

Vokshi: Po ta mbajë ai i pari, ai ta mbajë

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 13:27

Video

Login to post comments