×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shembja e Teatrit, Tabaku zbulon skandalin (VIDEO)

Hënë, 02 July 2018 13:59

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka bërë me dije se projektligjin për ngritjen e kullave mbi Teatrin Kombëtar nuk e ka firmosur asnjë tjetër, përveç ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Siç bërë me dije ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve Tabaku, projektligjin nuk kanë firmosur kryebashkiaku, ministri i Financës dhe Kryeministri, por ua kanë lënë zëvendësve të tyre.

Fjala e Tabakut në Komision

Zonja ministre, sa dëgjesa publike janë bërë për projektligjin dhe kush jka marrë pjesë në dëgjesat publike? Nuk e di a ka dijeni zonja ministre, po përfaqësuesit e bashkisë kanë dijeni për projektin e pedonales, i cili është financuar nga fondet e BE, ka kushtuar rreth 5 milionë euro dhe me projektin që unë kam parë, të paktën një pjesë e pedonales do të preket.

Kam dëgjuar shpeshherë krahasimin që përfaqësuesit e bashkisë bëjnë me Pazarin e Ri, duke qënë se unë e kam negocuar atë projekt nga 2011 deri në 2013, nuk ka asnjë ngjashmëri, nuk ka asnjë kullë Pazari i Ri sot, është një projekt komplet tjetër, për të ruajtur identitetin e zonës dhe nuk ka asnjë bazë krahasimi i dy shembujve. Në cilin vend kanë parë ministrja dhe përfaqësuesi i Bashkisë se ëhstë prishur nëj teatër i vjetër dhe ëhstë ndërtuar një i ri në po të njëjtin truall, duke pridhur dhe trashëgiminë kulturore?

Unë besoj, duke qënë se ministrja është edhe e lexuar, ka lecuar edhe veprën e Monanelit në 1939 që fliste për Tiranën si një qytet me të tashme dhe të ardhme, pa të shkuar. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe sot. A e di zonja ministre se qeveria italiane e ka blerë truallin për të bërë një invetsim publik, aty? Ndërkohë që qeveria shqiptare po sillet si pushtuesit, investimin publik po e fal si plaçkë!

A e di zonja ministre se me kontartën që na kanë sjellë këtu, me ligjin që na kanë sjellë këtu, “prona vihet në dispozicion” thuhet;ky ligj thotë që “prona vihet në dispozicion”.

Prona nuk mund të vihet në dispozicion pa një vendim të Këshillit Bashkiak me 3/5 e votave. Ky këtu që ka sjellë zonja ministre bashkë me përfaqësuesin e Bashkisë është antikushtetues, sepse shkel një ligj tjetër të miratuar me shumicë të cilësuar.

A e di zonja ministre që me këtë ligj që po sjellin këtu së pari shkelin ligjin e koncensioneve, së dyti shkelin Kushtetutën e vendit, së treti shkelin ligjin e pushtetit vendor dhe një sërë ligjesh të tjera. Pse ka marrë përsipër zonja ministre ta firmosë, ndërkohë që tek Ministria e Financave ka firmosur zëvendësministri dhe në Kryeministri ka firmosur zëvendëskryeministri?! Nuk ka firmosur asnjë dokument të vetëm – po gjetën një dokument të vetëm që ka firmosur Kryetari i Bashkisë deri më sot...vetëm zëvendëskryetarët e  Bashkisë kanë firmosur. Pse kanë frikë ta kalojnë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe të mbajnë vetë përgjegjësinë?! Pse e kthejnë parlamentin në një zyrë tenderash, lejesh ndërtimi dhe koncensionesh?! Pse bëheni mburojë për marrëveshje korruptive? Pse e falni pronën publike ndërkohë që privatëve në Tiranë po u shemben shtëpitë prej qerpiçi dhe nuk marrin dot një leje ndërtimi?! 

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...